Real Madridi është në zi këtë 1 nëntor. María Concepción Barrena Gutiérrez, nëna e bashkëshortes së Ancelottit, Maria Barrena, u nda nga jeta në moshën 95-vjeçare.
Një person që ka shoqëruar të bijën dhe Carlon në të gjitha aventurat e tij të mëdha, personale dhe profesionale, si dhe në karrierën e trajnerit të “Los Blancos”.
Klubi “merengues” ka publikuar një deklaratë të presidentit, Florentino Pérez, dhe Bordit i Drejtorëve të tij, si ngushëllim për ndarjen nga jeta të njeriut të afërt të trajnerit italian:
“Reali i Madridit dëshiron të shprehë ngushëllimet për familjarët dhe të dashurit e saj. María Concepción Barrena Gutiérrez u nda nga jeta në moshën 95-vjeçare. U prehsh në paqe”, shkruhet në deklaratë.