Formacionet zyrtare të Bayernit dhe Interit, ky është vendimi për Asllanin

Futboll

Formacionet zyrtare të Bayernit dhe Interit, ky është vendimi për Asllanin

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 20:10
Asllani

Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet një ndeshje tejet interesante në Ligën e Kampionëve, ku gjiganti gjerman, Bayern Munich e pret në “Allianz Arena” skuadrën e Interit.

Në xhiron e fundit të zhvilluar në këtë garë, Bayerni e mposhti Barcelonën me rezultat 3:0, kurse Interi e shkatërroi Plzenin me rezultat 4:0.

Momentalisht, Grupin C e kryeson Bayerni në kuotën e 15 pikëve, krahas Interit që zë vendin e dytë me 10 pikë të arkëtuara.

Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin shtator, ku asokohe Bayerni e mposhti Interin me rezultat solid 2:0.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Bayernin nuk do të paraqiten Hernandez, Muller, Neuer, Sane, Sarr dhe De Ligt, kurse te Interi mungojnë Brozovic, D’Ambrosio, Dalbert dhe Lukaku.

Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur se me cilët lojtarë do ta fillojnë ndeshjen e sotme, ndërsa për mysafirët titullarë është mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani.

Formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

Bayern Munich (4-2-3-1): Ulreich; Stanisic, Upamecano, Pavard, Mazraoui; Sabitzer, Kimmich; Mane, Gravenberch, Coman; Choupo-Moting

Inter (3-5-2): Onana; Darmian, De Vrij, Acerbi; Bellanova, Barella, Asllani, Gagliardini, Gosens; Martinez Correa.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat