Manchester City ia doli të mundte Leicester në fundjavë pa Erling Haaland. I vetmi gol i ndeshjes u shënua nga goditja standart e Kevin De Bruyne. Një sinjal i qartë. Sipas një studimi të publikuar nga Manchestereveningneës, Haaland është kthyer paradoksalisht në një problem për Guardiolën. Nëse norvegjezi nuk luan, skuadra ka vështirësi për të gjetur një alternativë.
Në fakt nuk mund të jetë një gjykim përfundimtar, duke qenë se Leicester është një nga skuadrat më të mira të kampionatit, por ecuria e ndeshjes në King Poëer Stadium konfirmoi një tendencë. Haaland ka qenë një makinë golash, ka shënuar plot 22, por në të njëjtën kohë ka kontribuar që të shënojnë edhe shokët e skuadrës.
Manchester City ka shënuar një gol çdo 27 minuta këtë sezon kur Haaland ka qenë në fushë, një përmirësim i ndjeshëm me sezonin e kaluar, ku City kishte një mesatare goli prej 1 në 34 minuta.
Ndërkohë në 363 minutat në të cilat norvegjezi nuk ka luajtur, janë shënuar vetëm 6 gola, që do të thotë një gol në çdo 61 minuta. Në thuajse një orë lojë, do të thotë pothuajse dyfishi i mesatares së sezonit të kaluar.
Qendërsulmuesi norvegjez do të mungojë për ndeshjen në shtëpi me Sevillan dhe po tenton të djegë etapat që të jetë në formë dhe në dispozicion për ndeshjen e Premier League me Fulham. Në këtë hark kohor Kampionët e Anglisë do të kenë mundësinë të testojnë zgjidhje alternative.
Sigurisht që Haaland u ble për të shënuar dhe për të zgjidhur ndeshjet por ndërkohë është një fakt evident që pjesa më e madhe e lojtarëve janë të njëjtët e sezonit të kaluar, ndaj nuk ka një motiv që të justifikojë uljen e mesatares së shënimit në krahasim me sezonin e kaluar në të tilla nivele kur norvegjezi nuk është në fushë.
Numrat thonë mjaftueshëm për të ngritur pyetjen nëse Haaland edhe me efikasitetin e tij të jashëtëzakonshëm, është kthyer paradoksalisht në një kufizim për Pep Guardiolën.