Ballkani ka marrë rrugë për në Rumani ditën e sotme në mëngjes.
Kampioni në fuqi i Kosovës do të luaj ndeshjen e fundit në grupet e Ligës së Konferencës, ku përballet me skuadrën rumune Cluj.
Ballkani është I fundit në tabelë me 4 pikë dhe pothuaj pa gjasa për të ecur tutje, megjithatë arritja deri këtu dhe prezantimi në fazën e Grupeve ka bërë që futbolli kosovar të jetë krenar me këtë prezantim.
Ndeshja Cluj – Ballkani luhet nesër nga ora 18:45 dhe pritet një përmbyllje në mënyrën më të mirë të mundshme të kampionëve tanë.