Skuadra katalane, Barcelona numëron edhe një tjetër lojtar të lënduar, pas ndeshjes së mbrëmshme.
Mesfushori nga Bregu i Fildishtë, Frenk Kesi ka marrë një lëndim, që sipas Çavi Hernandez s’duket aspak i mirë.
“Lëndimi i Kesi-t nuk duket aspak mirë”, ka thënë Çavi.
Raportime të mediave spanjolle bëjnë të ditur se Kesi do të mungojë për së paku gjashtë muaj. Mbetet të shihet nëse mesfushori do të arrijë që ta kapë më shpejtë rikuperimin e tij.