Xavi: Ne jemi një nga favoritët e Europa League

Futboll

Xavi: Ne jemi një nga favoritët e Europa League

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 11:52
Xavi

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka thënë se synimi i skuadrës së tij është trofeu i Europa League-s.

Katalonasit pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, tashmë do të jenë pjesë e Europa League.

Trajneri i ‘Blaugranave’ Xavi Hernandez pas fitores së mbrëmshme kundër Viktoria Plzen (2-4), tha se skuadra e tij është favorit për ta fituar Europa League-n.

“Ne jemi një nga favoritët e Europa League. Synimi ynë është të fitojmë trofeun”, ka thënë Xavi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat