Moises Caicedo i Brighton është futur në ‘radarin’ e Real Madridit, raportojnë mediat spanjolle.
Caicedo është duke bërë një sezon të madh duke ndezur interesimin e disa klubeve të mëdha evropiane.
“Los Blancos” po e monitorojnë mesfushorin ekuadorian, i cili vlerësohet 80 milionë euro nga Brighton.
Madrilenët janë të interesuar për 21 vjeçarin të cilin synojnë të transferojnë në ‘Bernabeu’ verën e ardhshme.
Ndryshe, lojtari po vëzhgohet edhe nga dy klubet e mëdha të Premier Leagues, Chelsea dhe Liverpool.