Ndeshen rivalët e vjetër

Futboll

Ndeshen rivalët e vjetër

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 12:22
Pamje nga një ndeshje

Ndeshja e mbetur e javës së nëntë në mes Prishtinës dhe Trepçës ’89, do të luhet sonte në ‘Fadil Vokrri’.

Kryeqytetasit në këtë sfidë vijnë pas tri fitoreve radhazi, andaj edhe në duel me ‘Minatorët’ synojnë pikët e plota, derisa këta të fundit në këtë ndeshje hyjnë pas humbjes së thellë kundër Malishevës (4-0).

Dueli mes prishtinasve dhe mitrovicasve, pritet të sjell një sfidë interesante për shkak të rivalitetit që ekziston prej vitesh mes këtyre dy skuadrave si dhe rëndësisë së pikëve nga kjo përballje.

Ndeshja mes Prishtinës dhe Trepçës ’89 nis në orën 18:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat