Shkarkohet trajneri i klubit të La Liga-s

Futboll

Shkarkohet trajneri i klubit të La Liga-s

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 12:49
Eduardo Chacho Coudet

Argjentinasi Eduardo Chacho Coudet do të shkarkohet në orët në vijim si trajner i Celta de Vigo, teksa klubut ka zgjedhur portugezin Carlos Carvalhal, i cili ishte pa skuadër pasi u shkarkua në fillim të tetorit si trajner i Al. Wahda e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Trajneri portugez ndodhet tashmë në Vigo dhe pasditen e sotme do të zhvillojë seancën e parë stërvitore nëse Celta arrin të arrijë marrëveshje me Coudet për ndërprerjen e kontratës së tij, bëjnë të ditur burime pranë Efe.

Katër nga pesë trajnerët e fundit te Celta Vigo janë shkarkuar në nëntor: Antonio Mohamed, Fran Escriba, Oscar Garcia Junyent dhe tani Eduardo Coudet.

Carvalhal ka një përvojë të gjerë si trajner në vendin e tij, ku drejtoi klube si Rio Ave, Beiramar, Braga Vitoria de Setubal, Maritimo, Sporting, por ai do të ketë përvojën e tij të parë në La Liga pasi ka kaluar edhe në Besiktas, Stamboll Basaksehir dhe Swansea ndër të tjera.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat