Tirana me njoftim për tifozët bardheblu

Futboll

Tirana me njoftim për tifozët bardheblu

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 13:16
Tirana me njoftim për tifozët bardheblu

Tirana do të përballet ndaj Egnatias, ditën e nesërme, në orën 13:00, në stadiumin “Selman Stërmasi”, e vlefshme për javën e 11-të në Kategorinë Superiore.

Kampionët aktualë të Shqipërisë, me anë të një postimi në profilin e saj zyrtar, të rrjetit social “Facebook” ka njoftuar tifozët bardheblu për çmimet e biletave.

Biletat variojnë nga 300 lekë të rinj deri në 1000 lekë të rinj.

Në tribunat C, D, E, F dhe G, një biletë do të kushtojë 300 lekë të rinj.

Një biletë për tribunën H, ku do të akomodohen tifozët rrogozhinas do të kushtojë 300 lekë të rinj.

Në tribunat qendrore, A dhe B, një biletë do të kushtojë 1000 lekë të rinj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat