Portieri spanjoll i Manchester Unitedit, David de Gea mund të bëhet ‘gardiani’ më i paguar në botë.
Sipas mediave britanike, spanjolli është i hapur për një kontratë të re me ‘Djajtë e Kuq’ nëse klubi nga ‘Old Traffordi’ do ta bënte atë portierin më të paguar në planet.
Kontrata e De Geas me Manchester United skadon verën e ardhshme, dhe ende nuk kanë nisur negociatat mes dy palëve.
Reprezentuesi i Spanjës, është i lidhur me rikthimin tek ish-klubi i tij, Atletico Madrid, por një ofertë joshëse nga Man Utd, do ta binte spanjolli që edhe disa vite të qëndrojë në skuadrën e Ten Hag.