Ballkani nesër do të zhvillojë ndeshje e fundit në Ligën e Konferencës ku do të ballafaqohen më CFR Cluj, sfidë e cila nuk do të ketë rëndësi sa i përket pikëve për kampionin e Kosovës pasi tashmë janë humbur të gjitha gjasat për të kaluar në fazën tjetër të këtij kompeticioni.
Trajneri Ilir Daja në konferencë për media ka deklaruar se pavarësisht situatës në grup, skuadra duhet të tregoj paraqitje pozitive në sfidën e nesërme.
“Mendojmë që nesër kemi një ndeshje shumë të vështirë sepse Cluj ka objektiva për të kaluar më tej grupin, por që edhe ne duhet të vazhdojmë pavarësisht e dimë që kjo për ne është ndeshja e fundit por që duhet të vazhdojmë paraqitjet pozitive pavarësisht pikëve që i kemi”, tha Daja.
Kurse mbrojtësi Armend Thaqi tha se klubi synon rezultat pozitiv ndaj skuadrës rumune për ta mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë kampanjë evropiane.
“Nesër na pret një ndeshje shumë e vështirë për shkak se skuadra e Cluj ka ambicie për ta kaluar fazën e grupeve, por edhe ne i kemi synimet dhe ambiciet tona që të bëjmë paraqitje sa më të mira dhe ta përfundojmë kampanjën në mënyrën më të mirë të mundshme, ta zhvillojmë një ndeshje të mirë dhe normal që kemi ardhur këtu për të marrë një rezultat sa më të mirë”, theksoi Thaqi.
Mbrojtësi i krahut me tutje tha se do të këkrojë që të shënojë gol përsërish ndaj Cluj.
“Pikë së pari shpresoj që si ekip të arrijmë rezultat të mirë nesër. Normalisht secili futbollistë dëshiron të shënojë, po ashtu edhe unë jam aty në fushë për ta ndihmuar ekipen dhe nëse më vie rasti normal se dëshira ime do të ishte që të shënoja përsëri”, tha Thaçi.
CFR Cluj dhe Ballkani ballafaqohen nesër me fillim nga ora 20:45.