Drejtuesit e Manchester Unitedit po kërkojnë përforcime për të mbështetur trajnerin Ten Hag.
‘Djajtë e Kuq’ sipas mediave britanike, janë të interesuar për spanjollin e RB Leipzig, Dani Olmo.
Menaxheri Ten Hag synon të forcojë akoma më shumë repartin e sulmit, dhe Olmo është cak i tekniku holandez.
Man Utd nuk do ta ketë lehtë ta bëjë të vetin spanjollin, pasi që në garë për yllin e Leipzig janë edhe Barcelona dhe Manchester City.
Vera e ardhme duket se do të jetë e ‘nxehtë’ për 24 vjeçarin, i cili thuhet se është i gatshëm për të bërë një tjetër hap të madh në karrierën e tij futbollistike.