Mbrojtësi i Marsejës, Mbemba, pranon gabimin e pabesueshëm të skuadrës së tij në minutat finale ndaj Tottenhamit. Në Velodrome rezultati ishte 1-1, ndërsa Enitrachti po fitonte me Sportingun. Gjermanët ishin të parët në grup, Tottenhami i dyti dhe Marseja e treta.
Në minutën e 95-të, kur vendësit po kërkonin golin e fitores për të vijuar rrugëtimin në Champions, pësuan të dytin (shënoi Hojbjerg për londinezët), duke përfunduar në vendin e fundit, pra duke humbur edhe kualifikimin në Europa League.
“Nuk e dinim që ishim të tretët me barazimin, nuk pati asnjë lloj komunikimi,” – e pranon Mbemba.
Nëse sheh golin e pësuar në minutat e fundit shtesë, nëpërmjet kundërsulmit, kuptohet qartë neglizhenca e skuadrës së drejtuar nga Igor Tudor në fazën mbrojtëse.
Dukej sikur po kërkonte me dëshpërim fitoren, si të vetmen mundësi për të vijuar rrugëtimin në kompeticionet europiane.