Messi me miq të rinj

Futboll

Messi me miq të rinj

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 18:25
Messi me miq të rinj

Leo Messi është një nga figurat më të respektuara në dhomat e zhveshjes së PSG-së. Argjentinasi ka fituar autoritet ndaj shokëve të skuadrës, diçka jo e lehtë brenda skuadrës pariziene, për shkak të atmosferës së komplikuar.

Siç thekson “L’Equipe”, Messi ndien mbështetjen për të mbajtur qëndrim dhe vënë rregull në një dhomë zhveshjeje që zien.

Pas largimit të disa miqve të tij si Paredes dhe Di María, “ylli” i PSG-së ka kërkuar aleatë të rinj brenda skuadrës pariziene, pasi nuk i ka mjaftuar marrëdhënia e shkëlqyer që ka me Neymarin.

Sipas raportimeve që vijnë nga Franca, argjentinasi është afruar shumë me lojtarë të tjerë si Verratti, Donnarumma dhe veçanërisht me Sergio Ramosin.

“Preferoj ta kem në ekipin tim sesa në skuadrën kundërshtare. Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me të, sepse të dy e kuptojmë që është mënyra më e mirë për të arritur suksesin”, ka shpjeguar mbrojtësi spanjoll.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat