Manaj gjen golin e parë kroat

Futboll

Manaj gjen golin e parë kroat

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 20:41
Manaj gjen golin e parë kroat

Arb Manaj ka gjetur golin e parë me Slaven Belupon, ekipin ku u transferua në merkaton e verës nga turqit e Keciorengucu. Sulmuesi dardan realizoi një nga golat e suksesit 0-6 në Kupën e Kroacisë përballë Nedelisce.

Ishte minuta e 28’ kur 24-vjeçari nga Klina dërgoi topin në rrjetën kundërshtare dhe kaloi në avantazh të dyfishtë Belupon, që më pas realizoi edhe katër gola të tjerë dhe kompletoi triumfin tenistik.

Slaven Belupo siguroi kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Kroacisë, ndërkohë që në kampionat renditet në vendin e katërt pas javës së 15-të.

Manaj, i cili numëron tri ndeshje dhe një gol me përfaqësuesen e Kosovës, shpreson ta “bëjë sefte” edhe në kampionat, me Belupon që në fundjavë sfidon në shtëpi Lokomotivën e Zagrebit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat