Guardiola kursen disa nga yjet!
Grupi G i Ligës së Kampioneve ka zgjidhur dilemat që në ndeshjet e mëparshme ndaj sot praktikisht luhen dy duele për statistika.
Kjo ka shtyrë Pep Guardiolën që të kursejë disa nga yjet e ekipit për këtë ndeshje, duke menduar që t’u japë pak pushim në këtë periudhë me një kalendar të ngjeshur ndeshjesh.
Ndaj në sfidën e sotme mungon Haland, ndërsa janë lënë në stol emra si De Bryjn, Kanselo, Ederson, Bernardo Silva apo Stouns.