Idrizi: Humbëm dy pikë ndaj Prishtinës

Futboll

Idrizi: Humbëm dy pikë ndaj Prishtinës

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 21:29
Idrizi

Prishtina dhe Trepça ’89 kanë barazuar në ndeshjen e mbetur nga xhiro e nëntë 2-2.

Ka qenë një ndeshje spektakolare në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me katër gola të bukur.

Kryetrajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi ka thënë se kanë humbur dy pikë në përballje me Prishtinën.

“Reaguam shumë mirë pas humbjes nga Malisheva. Është mëkat që humbëm dy pikë ndaj Prishtinës, pasi patëm raste dhe realizuam gola. Jam i kënaqur me atë që dhanë futbollistët”.

“Grupi është shumë i mirë dhe Mba pastaj po vije në shprehje. Goli i parë nga ana e tij ke aftësi individuale”.

“Mba është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe përderisa e kemi në radhët tona e kemi më lehtë t’i arrijmë objektivat”, tha Idrizi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat