Gjykata e Munihut dënoi Boatengun me 1.2 milionë euro

Futboll

Gjykata e Munihut dënoi Boatengun me 1.2 milionë euro

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 11:33
Boateng

Gjykata e Mynihut dënoi Xherom Boatengun me 1.2 milionë euro gjobë për lëndim personal dhe fyerje të ish-partneres së tij.

Dënimi ndaj futbollistit gjerman është dhënë në Apel dhe mbrojtësi i Lionit do të duhet të paguajë 10 mijë euro në ditë për 120 ditë.

Mbrojtësi gjerman dyshohet se ka sulmuar gruan gjatë pushimeve në vitin 2018.

Ai është deklaruar gjithmonë i palidhur me faktet dhe kishte vendosur të apelonte, pasi kishte marrë dënimin e parë për të paguar 1.8 milionë euro gjobë. Kjo shifër është ulur pak nga Apeli, por faktet për gjyqtarët janë vërtetuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat