Cluj - Ballkani, ja cilën skuadër e favorizojnë bastet

Futboll

Cluj - Ballkani, ja cilën skuadër e favorizojnë bastet

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 11:52
Cluj - Ballkani, ja cilën skuadër e favorizojnë bastet

FC Ballkani sonte në Rumani e mbyll aventurën e parë në Evropë.

Kampionët në fuqi të Kosovës, sonte në udhëtim kundër Cluji luajnë ndeshjen e fundit në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës.

Skuadra e Ilir Dajës, dje ka zbritur në tokën rumune, ku edhe ka mbajte stërvitjen e fundit për duelin me skuadrën e njohur rumune.

Ballkani tashmë është pa gjasa për të kaluar në rundin tjetër të kësaj garë evropiane, megjithatë arritja deri këtu dhe prezantimi në fazën e grupeve ka bërë që futbolli kosovar të jetë krenar me këtë prezantim.

Kompania e madhe e basteve sportive “bet365.com” ka publikuar tanimë kuotat e kësaj sfide. Ballkani, bazuar në kuotat, ka pak gjasa të triumfojë në Rumani.

Kuota për triumfin e Ballkanit llogaritet 7.50, barazimi 4.50 teksa për fitoren e nikoqirëve kuota është 1.44.

Ballkani ka katër pikë pas pesë takimeve të zhvilluara dhe pozicionohet në vendin e fundit.

Cluj ka shtatë pikë në pozitën e dytë, po aq sa Slavia Praha një pozitë më poshtë. Grupit i prin Sivasspori me 10 pikë.

Dueli mes Cluj-Ballkanit luhet nis në orën 18:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat