AC Milan raportohet se është duke avancuar kundër Barcelonës në garën për mesfushorin e Chelseat, Jorginho.
Italiani në fund të këtij sezoni, mbyll kontratën me ‘Blutë’ e Londrës dhe duket se ardhmja e tij, do të jetë larg Londrës.
Sipas mediave të huaja, Milan dhe Barça janë në negociata me agjentin e Jorginhos, Joao Santos.
Megjithatë, thuhet se kuqezinjtë udhëheqin garën për nënshkrimin me Jorginhon.
Tek Barça ende shpresojnë se do të bindin italianin që të transferohet në 'Camp Nou'.