Ylli i Borussia Dortmundit, Jude Bellingham është një nga më të kërkuarit nga klubet e mëdha evropiane.
Liverpool, Manchester City, Chelsea dhe Real Madrid, janë top-klubet që e duan supertalentin anglez.
Gazetari i ‘BILD’, Yannick Hubert, ka thënë se City, Livepool, Chelsea dhe Real janë duke u përgatitur të nisin negociatat me Dortmundin për transferimin e Bellingham.
“Ne tani e dimë se Liverpooli është i gatshëm të paguajë 100 milionë euro për të.
Ata e duan atë si fytyre të re te ‘The Reds’, por është në dyshim nëse 100 milionë euro do të mjaftojnë për të marrë atë, sepse Chelsea, City dhe Madridi kanë mundësi më të mira financiare", tha gazetari Hubert.