Një lajm i bujshëm vjen nga mediat italiane.
E ardhmja e yllit të Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo do të jetë në Itali.
Asi portugez nuk po kalon periudhë të mirë tek ‘Djajtë e Kuq’. Ronaldo prej kohësh është i lidhur me largimin nga ‘Old Traffordi’.
“La_Repubblica” të enjten shkruan se Cristiano Ronaldo do të rikthehet në Itali, por kësaj herë të Roma.
“Cristiano Ronaldo në janar do ta vesh fanellën e Romës. Edhe pse 38-vjeç, Mourinho beson se Ronaldo do të jetë një përforcim i madh për Giallorosët”, shkruan La_Repubblica.
Ish-ylli i Real Madridit ishte transferuar tek Juventusi pas largimit nga ‘Bernabeu.