Casemiro: Manchester United do ta fitojë Championsin

Futboll

Casemiro: Manchester United do ta fitojë Championsin

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 13:21
Casemiro

Casemiro këmbëngul se Manchester United në të ardhmen do ta fitojë Ligën e Kampionëve.

Mesfushori brazilian në verën që lamë prapa, iu bashkua Manchester Unitedit nga Real Madridi.

“Siç kam thënë në lamtumirën time, kam dhënë gjithçka në Madrid. Jam 30 vjeç dhe dua të provoj gjëra të reja. Dua të ndihmoj shokët e skuadrës dhe kam shumë ëndrra”, tha Casemiro.

“Nuk luan në Champions League me Manchester United? Champions League është kompeticioni më i rëndësishëm që mund të fitosh.

United ka qenë skuadër shumë e dashur me mua. United është në gjendje që në një të ardhme ta fitojë Ligën e Kampionëve”, ka theksuar Casemiro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat