Tomori tregon tre sulmuesit më të vështirë në Serie A

Futboll

Tomori tregon tre sulmuesit më të vështirë në Serie A

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 14:50
Tomori tregon tre sulmuesit më të vështirë në Serie A

Fikayo Tomori ka pak më pak se dy vite te Milani, por në fakt është një nga liderët dhe pikat fikse të skuadrës së Stefano Piolit. Mbrojtësi anglez foli për “StarCasinò Sport” rreth aventurës së tij te kuqezinjtë: “Sekreti i këtij Milani është uria, dëshira për të ndihmuar gjithmonë njëri-tjetrin dhe për të fituar të gjithë së bashku.

Ne marrim shumë mbështetje nga trajneri, nga stafi, nga Maldini, nga Massara dhe nga tifozët. Këtu ka një ndjenjë të shkëlqyer, të ecim përpara të gjithë së bashku. Kjo është ideale për mua si lojtar. Me cilin shok skuadre jam lidhur më shumë? Jemi si një familje”.

Tomori më pas u ndal te disa nga shokët e tij të skuadrës në veçanti: “Ibrahimovic është një makinë dhe një profesionist i shkëlqyer. Unë kam respekt të jashtëzakonshëm për të. Ai është një pikë referimi e jashtëzakonshme për mua. Leao, nga ana tjetër, është lojtari që më ka befasuar më së shumti. Ai është aq i fortë, sa as vetë nuk e ka kuptuar potencialin e vërtetë. Idhulli im i fëmijërisë ishte Thierry Henry. Ai ishte ndryshe, luante me geta mbi gju. Disa gjëra nga klasi i tij i shoh sot te Leao”.

Është e pashmangshme të mos flasë edhe për kundërshtarët e tij dhe në veçanti për ata që e kanë vënë në më shumë vështirësi që prej mbërritjes në Itali: “Tre emra ju them: Lautaro, sepse bën shumë lëvizje të ndryshme për të të vënë në vështirësi; Abraham, sepse më njeh shumë mirë, dhe Vllahovic, sepse me strukturën e tij fizike është e vështirë ta përballosh”.

Vitin e kaluar, në sezonin e tij të parë të plotë me kuqezinjtë, mbërriti menjëherë “goli trengjyrësh”: “Titulli? Pas ndeshjes kundër Lazios diçka na frymëzoi. Aty e kuptuam që po, mund ta fitonim”. Tani, megjithatë, në horizont janë synime të tjera: “Ëndrra ime është të fitoj titullin e dytë dhe Champions League me Milanin”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat