Kampioni i Kosovës, Ballkani do ta mbyll sot (e enjte) aventurën e tyre në Ligën e Konferencës, më ndeshjen në udhëtim te CFR Cluj.
Është kjo ndeshja e fundit e fazës së grupeve për skuadrën e Ilir Dajës.
Suharekasit janë eliminuar tashmë pas humbjes në ndeshjen e fundit në shtëpi ndaj Slavia Pragës dhe do të luajnë pa presion këtë takim.
Në anën tjetër, vendasit duhet të fitojnë patjetër pasi një fitore e Slavias ndaj Sivassporit do t’i linte jashtë kualifikimit.
Ndeshja e fundit e Grupit G do të zhvillohet në stadiumin ‘Dr. Constantin Radulescu’ nga ora 18:45.
Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes.