Ka ndërruar jetë Hilmi Bellanica, ish futbollist i mirënjohur dhe shumë vite ka luajtur me sukses për Lirinë e Prizrenit.
Ai ka ndërruar jetë në moshën 63- vjeçare.
“Ndërron jetë Hilmi Bellanica!
Në Gjermani në moshën 63 vjeçare,sot ka ndërruar jetë, ish futbollisti i Lirisë, Hilmi Bellanica.
Bellanica, prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.
Fillimisht ka qenë futbollistë i Progres-exportit, në rininë e hershme, e më vonë i Lirisë.
Ndryshe, ai ka qenë pjesë e gjeneratës së artë të Lirisë, që në fund vitet 80-ta luante me sukses në ish Ligën e Dytë dhe ate unike.
KF Liria, shprehë ngushëllimet më të thella , me rastin e ndarjes së tij nga jeta, për familjen, bashkëlojtarët e kohës dhe opinionin sportiv.
Varrimi bëhet ditët në vijim, për çka opinioni do të njoftohet me kohë.
Ai, me familje nga vitet 90-ta jetoi në Gjermani”, shpreh ngushëllime KF Liria me kryetar Qemal Krasniqi.