Carlos Tevez nuk është më trajner i Rosario Central në kampionatin elitar të Argjentinës.
Ish-sulmuesi i skuadrave të mëdha në Europë si Manchester City, Manchester United dhe Juventus, dha dorëheqjen në një konference të papritur për shtypin:
“Kam ndërmend të bëj një hap prapa, nuk dua të jem pengesë për askënd”, janë fjalët e “Apache”.
Në pankinën e Rosarios që nga qershori, Tevez ka grumbulluar gjithsej 6 fitore, 10 barazime dhe 8 humbje në 24 ndeshje.