Cassano: Juventus ishte turpi i Champions League

Futboll

Cassano: Juventus ishte turpi i Champions League

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 18:33
Cassano

Ish-sulmuesi Antonio Cassano është rikthyer sërish për të sulmuar Juventusin, duke i dhënë një koment negativ pas ndeshjes me PSG.

“Shoh deklaratat e trajnerit të tyre ku thotë se Juve është ekip i madh, luajti mirë.

Ata kanë humbur 5 nga 6 ndeshje, kjo nuk ka ndodhur kurrë në historinë e tyre si klub dhe një ekip me 5 humbje në Champions shkon për të luajtur në Europa League.

Për mua është një turp i madh ky ekip në Champions, performancë skandaloze dhe nuk e meritonte as Europa League”, është shprehur Cassano.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat