Skuadra e madhe spanjolle, Atletico Madridit është në shitje.
Mediat spanjolle raportojnë se Gil Marín dhe Enrique Cerezo janë duke menduar seriozisht shitjen e klubit nga Madridi.
Ky vendim i pronarëve thuhet se ka ardhur pas eliminimit të papritur nga faza e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Është zbuluar edhe shifra për të cilën mund të shitet klubi madrilen, e cila sillet rreth 1 miliard 350 milionë euro.
Megjithatë, jo të gjitha paratë do të shkojnë në xhepat e pronarëve.
Gjysma do të përdoret për të shlyer borxhin e madh që Atletico ka akumuluar vitet e fundit, pavarësisht rezultateve të mira sportive.