Portieri shqiptar firmos me klubin e njohur italian

Futboll

Portieri shqiptar firmos me klubin e njohur italian

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 19:40
Portieri shqiptar firmos me klubin e njohur italian

Alessio Abibi rikthehet në Itali dhe firmos për klubin e njohur të Perugias, që militon në Serinë B. portieri 25-vjeçar shqiptar ishte i lirë që prej përfundimit të kontratës me Dundalk dhe gjatë pasdites së sotme hodhi firmën mbi kontratë me klubin e Perugias, ku do të qëndrojë të paktën deri në fund të sezonit.

Abibi ka lindur pikërisht në Umbria dhe ka qenë pjesë e të rinjve të Perugias në sezonin 2013-2014, ndërsa më pas ka pasur disa eksperienca në ligat e ulëta italiane.

Në 2017-ën u transferua te Tirana, ku qëndroi dy sezone dhe luajti 45 ndeshje.

Abibi ka qenë pjesë e Kombëtares Shqiptare deri në nivelin U19 dhe ka luajtur 6 ndeshje me fanellën kuqezi, ndërsa tani te Perugia do të kërkojë t’i japë një tjetër drejtim karrierës së tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat