Djelmoshat e Ilir Dajës meritoi më shumë nga ballafaqimi me Cluj në Rumani, pasi që treguan lojë shumë të mirë.
Cluj ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj kampionit të Kosovës, Ballkanit, në kuadër të xhiros së fundit të Grupit G të Conference League.
Kampioni i Rumanisë ka shënuar fitore me golin e Nana Boateng në minutën e 17-të.
Është interesant, në minutën e 35-të Stivi Frashëri u tregua fantastik! Portieri i Ballkanit pret dy penallti të njëpasnjëshme ndaj Ciprian Deac, pasi që gjyqtari e përsëriti.
Sivasspori përfundon në vend të parë me 11 pikë, pasojnë CFR Cluj 10, Slavia Pragë 8 dhe Ballkani në fund me 4 pikë.
Sivasspor dhe Cluj kualifikohen më tej.