Baseli kualifikohet, Xhaka dhe Zeqiri zëvendësues

Futboll

Baseli kualifikohet, Xhaka dhe Zeqiri zëvendësues

Nga: K. G. Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 20:38
Pamje nga ndeshja

Baseli e ka fituar takimin si finale në udhëtim, me rezultat 2:1 ndaj skuadrës nga Armenia, Pyunik Yerevan. 

Futbollisti Taulant Xhaka është paraqitur nga minuta e 75-të e Andin Zeqiri nga ajo e 81-ta për skuadrën zvicerane, Baseli. 

Për Baselin shënuan Males (17'), Kade (29') dhe për vendasit shënoi Juriçiç (72').
Skuadra zvicerane mbetet me një lojtar me pak nga minuta e 53-të, pasi që Ndoye u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë. 

Në Grupin H të Conference League, Slovan Bratislava përfundon i pari me 11 pikë sa ka edhe Baseli në pozitën e dytë, dy skuadra që u kualifikuan më tej, ndërsa Pyunik mbetet në pozitën e tretë me 6 dhe Zalgiris në të katërtin me 5.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat