Mbrojtësi spanjoll, Gerard Pique njoftoi sot për largimin e tij nga Barcelona para fillimit të Kampionatit Botëror “Katar 2022”, si dhe pensionimin e tij nga futbolli.
Si pasojë e këtij vendimi, kontrata e tij me Barcelonën do të shkëputet menjëherë në javën e ardhshme.
Po ashtu, Pique ka vendosur që mos të merr dëmshpërblim nga Barcelona për prishje të kontratës së tij, ku aktualja i skadon në qershor të vitit të ardhshëm.
“Së shpejti, do të rikthehem këtu te Barcelona”, tha Pique në videon e tij ku njoftoi për pensionimin nga futbollit.