Arsenali pa Granit Xhakën (mungoi për shkak të kartonëve) e mposhten me rezultat 1:0 Zurich-un, në ndeshjen e fundit të grupit A të Europa League.
Futbollisti Tierney në minutën e 17-të shënoi nga rreth 17-18 metra për fitoren e “Topçinjve”.
Shqiptarët Fidan Aliti, Lindrit Kamberi u paraqitën standardë për Zurich-un.
Aliti në minutën e 31-të u ndëshkua me karton të verdhë e u zëvendësua në atë të 89-tën dhe Bledian Kraasniqi futet në lojë në minutën e 82-të për Zurich-un.
Arsenali përfundon në vend të parë me 15 pikë dhe Zurich në fund me 3 sosh.
Zurich elimininohet nga garat evropiane. Arsenal dhe PSV kualifikohen më tej.