Timo Werner do t`i mungojë Gjermanisë në Botërorin e Katarit. Kjo pasi është lënduar në ndeshjen e Champions League mes Shakhtar Donetsk dhe Leipzig.
“Një situatë e vështirë për t’u përballuar.
Do të jem jashtë fushave për javët e ardhshme, do të mungoj në Kupën e Botës dhe do më duhet të mbështes Leipzigun dhe kombëtaren gjermane nga divani për fat të keq. Faleminderit të gjithëve për mesazhet”, ka thënë Werner.
Futbollisti ka luajtur për Gjermaninë në pesëdhjetë e pesë ndeshje, ku ka realizuar njëzet e katër gola..