Lajmërimi i largimit nga futbolli i luajtur nga ana e Zherard Pike, surprizoi çdo ndjekës të futbollit.
Së fundmi për këtë lajm ka reaguar edhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rei Manaj me anë të një postimi në profilin e tij të rrjetit social “Instagram”, i cili ka deklaruar se ndihej i lumtur që kanë luajtur së bashku te Barcelona:
“I lumtur që kam mundur të luaj së bashku me ty!
Të uroj shumë fat për të ardhmen!”, shkroi Rei Manaj, i cili aktualisht aktivizohet me Uotfordin në Championship.
25-vjeçari lushnjar ka qenë pjesë e Barcelonës B nga sezoni 2019/2020, ku gjatë fazës përgatitore kishte mundësi të aktivizohej me ekipin e parë duke qenë protagonist me gola.