Atletico Madrid raportohet se ka vendosur ta shesë yllin e tyre, Joao Felix pas eliminimit nga garat evropiane.
Sipas ‘Cadena SER’ madrilenët po planifikojnë ndryshime të mëdha në skuadër për sezonin e ardhshëm.
Sulmuesi portugez duket se do të jetë ‘viktima’ e parë e Atleticos, madje, qysh në afatin kalimtar të janarit.
Klubi madrilen thuhet se ka vendosur ta shesë Felix-in për të mbledhur fond në mënyrë që të përforcojë gjitha repartet e skuadrës.
Manchester United është një nga skuadrat e mëdha që synon ta transferojë portugezin, por ‘Djajtë e Kuq’ mësohet se nuk do të jenë në gjendje të paguajnë 120 milionë euro për lojtarin aq sa kërkon Atletico Madrid.
Felix është duke u vëzhguar edhe nga disa klube tjera evropiane përfshirë edh PSG-n.