Xavi Hernandez, trajner i Barcelonës, ka folur në konferencë për shtypin në prag të ndeshjes së nesërme në La Liga. Shumica e pyetjeve ishin për lamtumirën e Piquesë:
“Ne synojmë të fitojmë tri pikët. Është një ndeshje e rëndësishme për t’i bërë presion Realit. Pique meriton të gjitha lavdërimet e tifozëve të Barcelonës për karrierën e tij. Vendosi të tërhiqej sepse ndihet më pak i rëndësishëm dhe më pak i dobishëm, edhe unë e kam kaluar. Gjë normale të largohesh, tregon madhështi, ende pse ka kontratë. Tifozët e Barcelonës e nderojnë dhe e vlerësojnë për atë që është: një mit.”
Kur dhe si i keni thënë se do të luante më pak?
“Ne patëm një bisedë para se të fillonte sezoni. Ia njoftova qëllimet e mia. Ishte një nga ditët më të vështira të karrierës sime si trajner. Ai ka qenë shoku im në fushë”.
A do të jetë titullar nesër?
“Do ta shohim nesër.”
A do të ishte më mirë për të largimi i tij në verë?
“Këto janë rrethana ku shumë herë ne nuk e zgjedhim fundin. Rrethanat e zgjedhin. Ne i urojmë më të mirënt. Gjithmonë tërhiqte skuadrën. Kur luante, ishte shumë i miri”.
Cilat janë pikat e forta dhe të dobëta të tij?
“Nuk më pëlqen të flas për mangësitë… Ai është i virtytshëm, i guximshëm, konkurrues, fitues, pa komplekse. Shumë inteligjent. Ai ka më shumë aftësi intelektuale se normalisht. Shok i mirë i skuadrës, kapiten i mirë që kur kam qenë këtu.”
A do të jetë kundër Osasunas?
“Po, ai do të jetë me ne deri të martën”.
A mund të kthehet te Barcelona një ditë?
“Ai mund të bëjë çfarë të dojë. Për aftësitë e tij, për lidershipin, për personalitetin që përcjell. Ai ka shumë aftësi. Pa dyshim”.