Të shtunën, në ndeshjen e xhiros së 11-të në LDFM, Gostivari ndeshjen ndaj Arsimit do të luajë në stadiumin e qytetit.
Rikonstruksioni i fushës dhe elementeve përcjellëse të stadiumit kanë përfunduar dhe tani, për gëzimin e tifozëve dhe të gjithëve në klub, Gostivari do të luajë në shtëpi, realisht në shtëpi dhe për herë të parë këtë sezon.
Kujtojmë se, deri më tani Gostivari ndeshjet si nikoqir i luante në Reçicë të Tetovës.
Dhe dihet se çfarë do të thotë terreni vendas dhe tifozët që mezi presin të shohin skuadrën që pretendon ngjitjen në LPFM..