Vendimi i Gerard Piques për tu larguar nga Barcelona dhe për tu pensionuar nga futbolli e ka detyruar gjigantin katalunas që të planifikojë për ta transferuar një mbrojtës të ri në merkaton e janarit.
Trajneri i Barcelonës, Xavi e ka konfirmuar planin e klubit për të transferuar një mbrojtës në afatin kalimtar dimëror të transferimeve.
“Ne do të transferojmë një qendërmbrojtës në janar, do të jetë prioritet pasi që Pique vendosi që të largohet”, tha Xavi.
Barcelona po eksploron opsionet e mundshme, ku ndër emrat e preferuar për një kohë të gjatë është Inigo Martinez, ndërsa vendimet e klubit do të merren gjatë Kampionatit Botëror “Katar 2022”.