Java e 13-të në Ligën e Parë të Kosovës në futboll ka nisur sot me tri ndeshje derbi.
Lideri i Grupit A, Feronikeli 74 ka shënuar fitore të thellë me rezultat 3-0 ndaj Phoenix, shkruan Gazeta Olle.
Feronikeli 74 tani “blindon” pozitën e parë në tabelë me 28 pikë, ndër Phoenix bie në vendin e katërt me 22 sosh.
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Rahoveci dhe Trepça kanë ndarë pikët pas barazimit 2-2.
Rahovecasit tani ngjiten në vendin e tretë me pikë të njëjta me Phoenix, teksa mitrovicasit mbeten në vendin e tetë me 12 sosh.
Ndeshja fantastike u zhvillua në Grupin B, ku Ulpiana u mposht në shtëpi nga Fushë Kosova me rezultat minimal 0-1.
Ishte ky një duel direkt për pozitën e parë, të cilën tani e ka “rrëmbyer” skuadra e Fushë Kosovës e cila ka 28 pikë, dy më shumë se lipjanasit që tani bien në pozitën e dytë.