Juventus do të nisë hetimet për dëmtimet e shumta

Futboll

Juventus do të nisë hetimet për dëmtimet e shumta

Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 16:08
Juventus

Pushimi për Botërorin do të shërbejë edhe për zbardhjen e problemit të dëmtimeve, që bëri që skuadra e Allegrit të ketë më shumë se gjysmën e lojtarëve jashtë.

Nedved dhe Arrivabene kanë shpallur një lloj hetimi të brendshëm për të përcaktuar shkaqet e telasheve të shumta.

E gjithë kjo në pritje të dosjes që kreu i ri i Andreini, i punësuar disa muaj më parë)do të vendosë në tryezë. Kjo do të pasohet nga masa serioze dhe përfundimtare që mund të prekin të gjithë, nuk ka të paprekshëm.

La Gazzetta dello Sport raporton se në bankën e të akuzuarve nuk janë vetëm stafi teknik, por edhe mjekë dhe fizioterapistë.

E gjithë struktura ka rezultuar e pamjaftueshme për një ekip me ambicie të nivelit të lartë dhe analizat nuk po kursejnë asgjë, nga fushat e Continassa deri tek ushqimi i lojtarëve. Juve do të nisë hetimet tani gjatë pushimit të Kupës së Botës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat