Napoli këtë fundjavë do të sfidojë Atalantën, një duel aspak i thjeshtë për kryesuesit e këtij sezoni.
Trajneri Spalletti ka marrë lajme aspak të mira në prag të kësaj ndeshje.
Strategu do të duhet të bëjë pa shërbimet e sulmuesit të talentuar gjeorgjian, Khvicha Kvaratskhelia, i cili ka pësuar një dëmtim dhe nuk do të jetë i grumbulluar për sfidën ndaj bergamaskëve.
Mungesa e gjeorgjianit i shtohet asaj të Amir Rrahmanit ,që vijon të qëndrojë jashtë fushave pritet të rikthehet në fushë vetëm në janarin e vitit të ardhshëm.