Roma apo Lacio? Kryeministrja italiane zbulon për cilën skuadër rreh zemra e saj

Futboll

Roma apo Lacio? Kryeministrja italiane zbulon për cilën skuadër rreh zemra e saj

Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 08:41
Giorgia Meloni

Kryeministrja e re e Italisë, Giorgia Meloni, do të bëjë tifo për Romën në derbin e kësaj të diele.

Këtë e ka konfirmuar motra e kryeministres, Arianna Meloni.

Ajo ka rrëzuar mitin se Giorgia është mbështetëse e Lacios, pasi në të vërtetë zemra e saj rreh për verdhekuqtë.

“Në shtëpi vetëm mamanë e kemi bardhekaltër ndërsa tani janë edhe vajzat e mija sepse bashkëshorti im Francesco Lollobrigida është tifoz i zjarrtë i Lacios. Unë dhe Giorgia jemi me Romën”, thekson Arianna Meloni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat