Pas miqësores pa zë e pa figurë me Arabinë Saudite, e cila dyshohet se u pagua nga sauditët për të testuar formën e tyre në prag të Botërorit, një tjetër miqësore do të luhet së shpejti, këtë herë nga një tjetër përfaqësuese e Lindjes së Mesme e konkretisht Katari, e me shumë gjasë edhe kjo e paguar nga sheikët, pavarësisht se miqësorja këtë herë do të luhet në Europë, në Spanjë, me zë e me figurë. Për mungesën e seriozitetit të miqësores vlen të kujtojmë se është vetë lista e trajnerit Reja që flet në këtë drejtim. Lojtarë të kampionatit shqiptar, e shumë pak elementë që vijnë nga jashtë. Kuptohet, që tek emrat bie në sy mungesa e një serioziteti për të matur forcën e ekipit përfaqësues. Kjo miqësore i vlen vetëm ekipit kundërshtar, Katarit, i cili e dëshiron si duel stërvitor dhe për të testuar elementët, pra si një ndeshje kontrolli.
Lista e Rejës
Trajneri i kombëtares, Edoardo Reja publikoi listën me lojtarët e grumbulluar për miqësoren e datës 9 nëntor në orën 18:30 ndaj Katarit në Spanjë. Ashtu siç edhe pritej, tekniku italian i beson dhe i jep shansin lojtarëve të Kategorisë Superiore teksa përjashtuar Kristal Abazajn që vjen nga radhët e turqve të Istanbulspor dhe Arlis Shalës nga Drenica, të gjithë lojtarët e tjerë aktivizohen në futbollin shqiptar. Në ndryshim nga lista e kaluar për miqësoren me Arabinë Saudite, janë ftuar edhe portierët Mario Dajsinani (Laçi) e Alen Sherri (Egnatia), konfirmohet Arlis Shala i Drenicës. Ndërsa, në mbrojtje pranë kombëtares rikthehet Marsel Ismajlgeci (Tirana), Artan Jazxhi (Teuta), teksa konfirmohen Albion Marku (Dinamo), Erdenis Gurishta (Vllaznia), Andi Hadroj (Partizani), Esin Hakaj (Vllaznia), Rudolf Turkaj (Laçi), Stivian Janku (Bylis) e Eneo Bitri (Partizani). Në mesfushë risia për këtë miqësore është Arbin Zejnullai i Egnatias, Kristal Abazaj (Istanbulspor), Serxho Ujka (Laçi) dhe Herald Marku i Vllaznisë teksa konfirmohen Sherif Kallaku (Tirana), Ardit Deliu (Tirana), e Arinaldo Rrapaj (Partizani). Në repartin ofensiv, përveç Redon Xhixhës (Tirana), Lorenco Vila (Teuta), Xhuljano Skuka (Partizani) që ishin edhe në miqësoren e fundit, është shtuar edhe një tjetër lojtar i Partizanit, Tedi Cara.
Kombëtarja U-18 e Beharit gati për turneun në Mal të Zi
Kuqezinjtë e vegjël kanë një shans në këtë periudhë me dy teste miqësore. Trajneri i Kombëtares U-18 të Shqipërisë, Ardi Berhari, ka shpallur listën e lojtarëve që do të grumbullohen për dy testet miqësore ndaj Malit të Zi. Këto dy takime do të zhvillohen në Shkodër (8 nëntor) dhe Podgoricë (10 nëntor). Tekniku i kuqezinjve ka ftuar për këto dy miqësore 23 lojtarë, të cilët do të kenë mundësinë të shfaqin cilësitë e tyre përgjatë 6 ditëve të grumbullimit, por gjithashtu një mundësi shumë e mirë edhe për stafin kuqezi për të vëzhguar nga afër lojtarët e talentuar të kësaj grup-moshe dhe për të përgatitur boshtin e ekipit Kombëtar në sezonin e radhës. Kombëtarja e drejtuar nga Ardi Behari do të grumbullohet fillimisht në Durrës, ku do të zhvillojë stërvitjet në kompleksin ‘Tropikal’, ndërsa të hënën do të udhëtojë drejt Shkodrës