Tare: Çdo trofe ka vlerë, qoftë edhe ai i Conference League

Futboll

Tare: Çdo trofe ka vlerë, qoftë edhe ai i Conference League

Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 11:09
Tare: Çdo trofe ka vlerë, qoftë edhe ai i Conference League

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka dashur të bëjë një sqarim për Conference Leaguen.

Ndërsa ka folur për mediet italiane, shqiptari theksoi se duke qenë se Lazio është në Conference League, atëherë duhet të bëjë gjithçka për ta fituar atë trofe.

“Për rritjen e klubit do të ishte e rëndësishme që Lazio të luante çdo vit në kompeticionet më të mira evropiane, por tani që jemi në Conference League dua që Lazio t’i nderojë ata gjatë gjithë rrugës.

Ne duhet të bëjmë më të mirën për të fituar. Një trofe është gjithmonë i rëndësishëm dhe mbetet në vitrinë për përjetësi.”-tha Tare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat