Wolves zyrtarizon trajnerin e ri

Futboll

Wolves zyrtarizon trajnerin e ri

Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 11:16
Wolves zyrtarizon trajnerin e ri

Julen Lopetegui do të jetë trajneri i ri i Wolverhampton. Klubi anglez ka zyrtarizuar trajnerin e ri në një postim në faqen zyrtare, ku ndër të tjera thekson se Lopetegui do të marrë detyrën të hënën më 14 nëntor.

“Wolves janë të kënaqur të konfirmojnë emërimin e Julen Lopetegui si trajner i ri i klubit.

Spanjolli me shumë eksperiencë, i cili ka punuar si trajner për gati 20 vjet, do të fillojë punën e tij të parë në Premier League të hënën më 14 nëntor, kur të marrë zyrtarisht drejtimin e skuadrës së parë.”-shkruajnë Wolves.

Për t’u bashkuar me Wolves, Lopetegui la skuadrën e Sevilla-s në Spanjë, në mënyrë që të nisë një eksperiencë të re.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat