Pedri tregon favoritët kryesorë për Botërorin

Futboll

Pedri tregon favoritët kryesorë për Botërorin

Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 11:55
Pedri tregon favoritët kryesorë për Botërorin

Mesfushori i Barcelonës dhe Spanjës, Pedri, ka zbuluar favoritët për Botërorin e ardhshëm në Katar.

Sipas futbollistit 19-vjeçar, përveç Spanjës, Argjentina, Franca, dhe Brazili janë favoritët kryesorë.

“Messi do të shkojë në Botërorin e tij të fundit dhe do të bëjë gjithçka që është e mundur për ta fituar turneun. Ndër favoritë do të përmendja edhe skuadrat e Francës dhe Brazilit.

Këto janë dy ekipe të zhvilluara plotësisht. Unë nuk e fshij as Holandën. Frenkie de Jong më thotë vazhdimisht se ata kanë një ekip shumë i fortë”, tha për El Pais Pedri

Kujtojmë se kampionati botëror do të zhvillohet nga data 20 nëntor deri më 18 dhjetor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat