Ish-mesfushori i Kukësit, Valon Ethemi, ka gjetur sërish rrugën e rrjetës në elitën e futbollit turk me fanellën e Istanbulsporit.
Shqiptari nga Maqedonia e Veriut, zhbllokoi duelin ndaj Giresunsporit, në minutën e 18-të, ku pas asistim fantastik të Topallit, u shkëput bukur në qendër, duke dalë i vetëm përballë portierit, teksa nuk fali me gjuajtjen e tij në hyrje të zonës.
Një gol ky i gjithi shqiptar, që i solli avantazhin Istanbulsporit.
Ndërkohë në minutën e 30-të, skuadra e Istanbulsporit, mbeti me 10 lojtarë teksa Mehremiç u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Përveç Ethemit dhe Topallit, titullar në këtë duel është dhe Rroca, ndërkohë që Guri dhe Abazaj e nisin nga stoli.